Juniku me LDK-në, kryetari Shehu shpërndan momente nga tubimi me Lumir Abdixhikun dhe Përparim Ramën
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka ndarë pamje nga tubimi i LDK-së në Junik.
Shehu ka thënë se më 28 dhjetor do të konfirmohet fitorja e LDK-së.
Në tubimin elektoral në Junik ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Sot LDK Dega në Junik ka mbajtur një tubim masiv dhe madhështor në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. Prezent ishte kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku i cili shpalosi programin qeverisës të LDK-së gjatë qeverisjes së Kosovës për 4 vitet e ardhshme.
Mysafir special në tubim ishte po ashtu kryetari i kryeqytetit z. Përparim Rama.
Më lejoni të shpreh falenderim të veçantë për prezencën e tij edhe për deputetin e ardhshëm Ukë Rugova, djalin e presidentit historik Dr. Ibrahim
Rugova i cili është themelues i Komunës së Junikut dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës.
Nuk ka dilemë se më 28 dhjetor, do të konfirmohet fitorja e LDK-së me kryeministër Dr. Sc. Lumir Abdixhiku.
Urime fitorja të gjithëve!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatët e saj!
Zoti e bekoftë LDK-në!



