
Juniku shkon në balotazh, më 9 nëntor Agron Kuçi pret fitore
18 tetor 2025
| 12:25
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, të numëruara edhe votat nga diaspora, Juniku shkon në balotazh.
Diferenca në vota mes Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së është shumë e vogël.
Kryetari i degës së AAK-së në Junik, Leonard Llolluni, ka shkruar në “Facebook” se Juniku shkon në balotazh.
AAK-ja, dega Junik, ka reaguar në lidhje me problematikat që ka patur në këtë qytet gjatë procesit zgjedhor.
Sipas kësaj dege, thuhet se ka pasur një skemë të planifikuar mirëorganizuar dhe ekzekutuar nga Ruzhdi Shehu së bashku me struktura të larta shtetërore, operimi në ndërrimin e adresave-vendbanimit për votime më 12 tetor në Junik.
Reagimi i djeshëm i AAK-së në Junik:👇
https://www.facebook.com/share/p/17ZBcwzkCD/