Jupa për Krasniqin: Ti nuk ishe thjesht politikan, por shembull i korrektësisë, profesionalizmit dhe patriotizmit

13 nëntor 2025 | 18:41

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Bekim Jupa, ka falënderuar Memli Krasniqin për punën dhe angazhimin e tij gjatë drejtimit të partisë për më shumë se katër vjet.

“Ti nuk ishe thjesht politikan, por shembull i korrektësisë, profesionalizmit dhe patriotizmit të vërtetë. E udhëhoqe partinë me dinjitet, e përfaqësove vendin me nder dhe qëndrove burrërisht në çdo sfidë,” ka shkruar Jupa.

Në postimin e tij, Jupa ka vlerësuar dorëheqjen e Krasniqit si akt dinjitoz dhe me përgjegjësi.

Njoftimi i plotë:

“Faleminderit, Memli Krasniqi. Sot, me dorëheqjen tënde nga posti i Kryetarit të PDK-së, nuk u largua vetëm një udhëheqës – por një njeri me dinjitet, me shpirt të madh, me guxim e me zemër për Kosovën.

Ti nuk ishe thjesht politikan, por shembull i korrektësisë, profesionalizmit dhe patriotizmit të vërtetë. E udhëhoqe partinë me dinjitet, e përfaqësove vendin me nder, e qëndrove burrërisht në çdo sfidë.

Në kohë kur shumë zgjedhin interesin personal, ti zgjodhe përgjegjësinë dhe dinjitetin. Respekt dhe mirënjohje për gjithçka ke bërë për PDK-në dhe Kosovën!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi ka shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së, Bedri Hamza…