Jurgen Klopp zbulon dy problemet që kishte me Salahun gjatë kohës sa ishte pjesë e Liverpoolit

10 dhjetor 2025 | 16:18

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar dy sfidat më të mëdha që ka hasur me Mohamed Salah, pasi sulmuesi egjiptian u la jashtë skuadrës së Arne Slot në ndeshjen ndaj Interit.

Liverpooli luajti pa Salahun të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, teksa fitoi 1-0 falë një penalltie të vonë nga Dominik Szoboszlai.

“Të Kuqtë” e përjashtuan sulmuesin nga skuadra pas intervistës së tij shpërthyese pas ndeshjes ndaj Leeds United të shtunën mbrëma.

Salah deklaroi se ishte “hedhur nën autobus” nga klubi dhe se nuk kishte asnjë marrëdhënie me trajnerin Arne Slot.

Ish-trajneri i tij Jurgen Klopp tani shpjegoi se, ndonëse marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e mirë, drejtimi i një futbollisti si Salah ka ardhur me sfida të caktuara.

“Ne të gjithë ndikohemi shumë nga e kaluara jonë, nga mënyra si jemi rritur, nga vendi ku kemi jetuar. Mo e dinte herët në jetën e tij se duhej të punonte më shumë se të tjerët. Ai zhvillohej vazhdimisht”.

“Nuk ndalej kurrë. Ky është mentaliteti i tij. Pas çdo pushimi veror ai kthehej me një aftësi të re. Ishte sikur e gjithë kohën e pushimit e kishte kaluar duke praktikuar një lloj të veçantë pasimi”.

“Ne e shtynim njëri-tjetrin, vetëm për t’u siguruar që të mos ndaleshim kurrë. Dhe nuk u ndalëm. Ai çast kur ngritëm trofeun e Ligës Premier na lidhi përgjithmonë”.

“Ai do të mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”.

Megjithatë, Klopp pranoi se kishte ende vështirësi në menaxhimin e Salahut.

“Nuk do të thosha se është i lehtë për t’u menaxhuar, por as i vështirë. Me Mo Salah ke probleme vetëm nëse ai nuk po luan ose kur e zëvendëson”, ka deklaruar tekniku gjerman./Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas burimeve të mediumit francez, sulmuesi nuk ka marrë deri…