
Juristi Faton Fetahu: Gjykata Kushtetuese duhet ta rikthejë Kuvendin në pikën ku u ndal më 1 maj
Faton Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës tha që nga Gjykata Kushtetuese pret që ta kthejë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, aty ku ka mbetur me datën 1 Maj të këtij viti.
“Unë pres që me këtë aktgjykim, Gjykata Kushtetuese ta kthejë seancën e Kuvendit, seancën konstituive me 1 Maj (hera e fundit kur është propozu Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit)”, tha Fetahu në Pressing, transmeton Express.
“Kthimi në datën 1 Maj dhe realizimi i përllogaritjes së afatit 30 ditor në të cilin i pari që është grupi më i madh parlamentar duhet ta shfrytëzojë të drejtën për ta propozuar…”, shtoi ai.
“Një e drejtë e tillë që në momentin që shndërrohet në një mekanizëm bllokimi siç është rasti konkret, nuk mundet me u shndërru në mekanizëm bllokimi. Nuk është e drejtë absolute”, shtoi ai.