
Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij vizitojnë burgun e Kalifornisë
Justin Bieber kohët e fundit bëri një vizitë në Burgun Shtetëror të Kalifornisë në Lancaster, për të mbështetur programe të bazuara në besim në qendrën e korrigjimit.
Dhe gruaja e tij Hailey Bieber, gati një javë më vonë, postoi në “Instagram” imazhe të cilat reflektuan në ditën që ua ndryshoi jetën, ndërsa ndau gjithashtu tre fotografi – të marra nga fotografi Rory Kramer – për veten dhe yllin e muzikës 27-vjeçar. “Kisha mundësinë të vizitoja Burgun Shtetëror të Kalifornisë në Lancaster. Një ditë e pabesueshme që ndryshon jetën”, shkroi modelja 24-vjeçare.
Bieber ka theksuar se kurrë nuk do të harrojë njerëzit e mahnitshëm që takuan dhe historitë e tyre të pabesueshme. “Faleminderit të gjithë të përfshirëve që e bënë të mundur këtë!”, ka deklaruar ai.