
Justin Bieber flet për herë të parë, tregon a ishte viktimë e Sean “Diddy”-it Combs
16 maj 2025
| 12:12
Justin Bieber ka folur për herë të parë rreth thashethemeve që qarkullonin rreth tij dhe Sean “Diddy”-it Combs, raporton TMZ.
Ai nuk ishte viktimë e Diddy-t, tha një zëdhënës i këngëtarit për portalin amerikan të personazheve të famshëm “TMZ”.
Combs është aktualisht në gjyq për akuza të rënda.
55-vjeçari e ka ndihmuar Justin Bieberin të depërtojë në industrinë e muzikës në moshën 15 vjeç dhe ka patur dyshime se mund ta ketë keqpërdorur si njomak që ishte.
Sean Combs u arrestua në shtator të vitit 2024. Sipas raportimeve të mediave amerikane, autoritetet ligjzbatuese e akuzojnë atë për kërcënim dhe abuzim me njerëz midis viteve 2004 dhe 2024