Justin Bieber reagon ndaj pozave provokuese të Hailey-t duke shuar zërat për krizë martesore

13 korrik 2025 | 15:40

Justin Bieber surprizoi fansat të enjten me publikimin e albumit të tij të ri “Swag”, i mbushur me këngë që aludojnë për tensione në martesën me Hailey Bieber.

Por, vetëm një ditë më pas, këngëtari 31-vjeçar u tregua krejt ndryshe në sjelljen ndaj bashkëshortes së tij.

Pasi llogaria e markës së Hailey-t, Rhode, publikoi fotografi provokuese të saj me bikini në Majorka, Justin ripostoi njërën prej tyre në Instagram me një koment entuziast, shkruan DailyMail.

Kjo duket si një kundërpërgjigje e zjarrtë ndaj zërave për një krisje në marrëdhënien e tyre, të ushqyer nga këngë si “Walking Away”, ku ai flet për “pushime” dhe “test të durimit”.

Ndërkohë, Hailey shfaqej duke shijuar pushimet në një jaht, veshur me bikini luksoze të markës Pucci, ndërsa promovonte produktet e saj të kozmetikës.

Fotografitë e saj tërhoqën shumë vëmendje, edhe për shkak të suksesit të fundit të markës Rhode, që së fundmi thuhet se ka arritur shitje në vlerën e 1 miliard dollarëve (afërsisht 920 milionë euro).

Pavarësisht toneve melankolike në disa këngë, si “Therapy Session” apo “Sweet Spot”, albumi i ri i Bieber përfshin edhe mesazhe shprese për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

Me 21 këngë dhe bashkëpunime të ndryshme, “Swag” shënon rikthimin e tij pas katër vitesh pauzë muzikore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Donnarumma po përjeton sezonin më të mirë të karrierës…