Justin Bieberi  me fjalë emocionuese për gruan e tij (Foto)

30 qershor 2019 | 12:22

Justin Bieberi ka postuar një fotografi me bashkëshorten e tij Hailey Bieber, të realizuar në shkretëtirë.

Këngëtari 25-vjeçar në këtë foto ka shtuar një mesazh të ëmbël nën imazh duke deklaruar sërish dashurinë e tij për gruan.

“Këto janë momentet për të cilat jetoj. Vetëm koha me ty ma freskon shpirtin. Ti je e imja dhe unë jam i yti”, ka shkruar Justini, duke shtuar me hashtag “përgjithmonë dhe gjithmonë”.

Kendall Jenneri ka komentuar më pas duke thënë “ajo është edhe pak e imja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Gjatë kohës së dimrit, sa ishte në Meksiko…