Justina Shiroka-Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK).
Zgjedhja e saj në këtë pozitë shënon një ngjarje historike për shkak se kjo akademi për herë të parë do të drejtohet nga një grua.
Për zgjedhjen e Justaina Shiroka-Pulës në krye të AShAK-ut ka reaguar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e ka vlerësuar lartë figurën e kryetares së re të institucionit më të lartë shkencor në vendin tonë.
“Historike! Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zgjodhi sot Justina Shiroka Pulën për Kryetare, gruan e parë që merr drejtimin e këtij institucioni.
Zonja Pula, gjatë gjithë jetës së saj, ka thyer barriera dhe paragjykime, duke hapur dyer e shtigje për vajzat e reja. Me punën, guximin dhe integritetin e saj, ajo ka dëshmuar se dija dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Falë shembullit të zonjës Pula, sot vajzat e reja guxojnë të kenë ëndrra më të mëdha për veten dhe për të ardhmen. Faleminderit, Justinë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



