Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka kishin ideal lirinë e Kosovës

17 janar 2018 | 11:24

Zëvendësministri i punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka përkujtuar veprimtarët, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën në 36-vjetorin e rënies së tyre.

Zeka ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se Kadri Zeka e Jusuf e Bardhosh Gërvalla kishin ideal lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Zekës:

36 vjet më parë nga dora vrastare në Untergrupenbah të Shtutgardit në Gjermani ranë tre pishtarët e lirisë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Jusuf gërvalla.
Ishte natë dimri i acartë i 17 janarit të vitit 1982 kur tre figurat në dalje prej banesës u vranë tinëzisht nga UDB-ja jugosllave.
Ishte vrasje e dhimbshme kur Kosova kishte më shumë se kurrë nevojë për ta, kur Kosova lëngonte nga shtypja dhe robëria, ata u ngritën mbi vetveten, mbi shtypjen e mbi të gjitha mbi mizoritë që i bënte Beogradi ndaj shqiptarëve kudo që ishin.
Ishin tre në një luftë me miliona dhe jo vetëm kaq ishin tre në luftë me të dhimbshmen, të kaluarën e shtypur nga pushtuesi serb, ishin tre që për ideal kishin lirinë e Kosovës.
Ata u vranë në pabesi dhe nga kjo pabesi mori plagë të rënda e gjithë shqiptaria.
Ndoshta koha shëron plagët, ndoshta ende frymon ndjesia e amanetit të Jusuf Gervallës se “nëse vrasësi jonë është shqiptar emri i tij mos u zbuloftë kurrë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kendall Jenneri ka rrëmbyer titullin si modeluesja më e paguar…