
Juve e dëshiron Hojbjergun në vend të Pogbas
28 shtator 2023
| 15:11
E ardhmja e Paul Pogba do të jetë më e qartë javën e ardhshme për shkak se kundër analizat janë planifikuar në 5 tetor për mesfushorin.
Ai doli pozitiv në testin antidoping pas ndeshjes kundër Udineses dhe nëse analizat e reja nuk vërtetojnë të kundërtën, futbollisti i Juventusit do të përballet me një skualifikim të gjatë, ndërkohë tashmë ai është i pezulluar dhe klubi i ka bllokuar pagën.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, kandidati kryesor është mesfushori i Tottenhamit, Piere-Emile Hojbjerg.