
Juve interesohet për ‘bomberin’ e Italisë
05 prill 2024
| 16:30
Juventusi thuhet se ka hapur bisedimet me agjentët e Genoa dhe sulmuesit të Italisë, Mateo Retegui për një transferim të mundshëm në merkaton e verës.
Sipas “Tuttosport”, Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e italianit Mateo Retegui dhe ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit.
“Bardhezinjtë” duan të rrisin opsionet e tyre në sulm për sezonin e ri dhe kanë identifikuar 24-vjeçarin si një përforcim ideal që mund të sfidojë Dusan Vlahoviq për një vend titullari, gjithmonë nëse serbi nuk sakrifikohet në merkaton e verës.
Sipas gazetës në fjalë, bisedimet paraprake kanë filluar tashmë mes palëve, por ende nuk ka një dritë jeshile për detaje.