Juve interesohet për Zhegrovën, Lille kërkon rreth 20 milionë

18 gusht 2025 | 15:23

Juventusi raportohet se kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit shqiptar, Edon Zhegrova. Ky i fundit pritet të largohet nga Lille në këtë afat kalimtar, derisa interesim për shërbimet e tij ka treguar edhe Olympique Marseille.

Në anën tjetër “Corriere dello Sport” raporton se Lille kërkon 15 deri 20 milionë euro, një shifër jo e vogël për një lojtar që është në përfundim të kontratës. Kjo shifër po shikohet e përballueshme për Juventusin, derisa reprezentuesi “dardan” mund të veshë fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e publikuar sot ka njoftuar se…