Juve kërkon yllin e Chelseat

04 janar 2020 | 11:38

Juventusi e nisi vitin 2020 me blerjen e Kulusevskit nga Atalanta dhe duket se bardhezinjtë nuk do të ndalen me kaq.

Siç raporton “Corriere Torino”, bardhezinjtë janë të fokusuar te lojtari i Chelsea, Emerson Palmieri. Paratiçi është duke biseduar me Chelsean për mbrojtësin e krahut, por mesa duket operacioni nuk është i lehtë.

“Zonjës”  i duhet një mbrojtës krahu si Emerson Palmieri, për të kompletuar krahët e repartit difensiv. Mauricio Sarri jep aprovimin e tij për këtë lojtar, pasi e ka pasur nën urdhra sezonin e shkuar te londinezët.

Nga ana tjetër, Juventusi mendon kthimin nga huazimi te Calgarit, të Pelegrinit, që e bleu në merkaton e verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i kompanisë “Meka Halal FOOD”, Burim Piraj, ka thënë…