Juve ndalet nga Sassuolo

01 dhjetor 2019 | 14:24

Kampionia në fuqi e Italisë, Juventusi është ndalur nga skuadra e Sassuolos, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.

Pas njëzetë minutave lojë, Juve kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Leonardo Bonucci, por dy minuta me vonë mysafirët barazuan rezultatin në 1-1, autor i golit ishte Jeremie Boga. Francesco Caputo në fillim të pjesës së dytë realizoi për 1-2, derisa “Zonja e Vjetër” arriti t’i shpëtojë humbjes me golin e Ronaldos nga penalltia.

Juve është ne vend të parë, por nëse Interi fiton sot do të bie në pozitën e dytë. Sassuolo është e dymbëdhjeta me 14 pikë të grumbulluara.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letër publike medieve dhe politikës redaktuese Daut Demaku / Qendra…