Juve në garë për Muriqin

24 shtator 2019 | 10:14

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahçes, por edhe me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kjo ka bërë që disa skuadra të mëdha evropiane të futen në garë për transferimin e tij.

Pas Manchester Unitedit, Atletico Madridit, Tottenham Hotspurit, Lazios, Napolit dhe Fiorentinës, në garë ka hyrë edhe skuadra e Juventusit. Lajmi është publikuar nga e përditshmja turke “Hurriyet”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i sotëm ka rikthyer sërish lëkundjet e tokës në…