Juve rikthen interesimin për Dembelen

29 mars 2021 | 11:52

Ousmane Dembele mund të ndryshojë skuadër gjatë verës, edhe pse në fakt këtë sezon në jo pak ndeshje ka treguar vlerat e tij.

Në kampin katalanas e dinë shumë mirë që pandemia ka bërë të veten dhe për t’i marrë mbrapsht paratë e investuara për francezin është një mision thuajse i pamundur. Dëmtimet e kanë penalizuar shpesh sulmuesin anësor, i cili nuk ka mundur dot t’i tregojë vlerat e tij dhe t’i justifikojë paratë e shpenzuara për të.

“Mundo Deportivo” në Spanjë raporton se për shërbimet e Dembeles interesohet sërish Juventusi. Bardhezinjtë tentuan edhe në verë, kur shkëmbyen Arthurin me Pjaniqin. Skuadra torineze mund të provojë me një shkëmbim të mundshëm me Dybalan, por mbetet të shihet në javët në vijim me zhvillimin e negociatave mes palëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës së sotme ka…