
Juve synon transferimin e Tonalit
08 gusht 2025
| 16:20
Skuadra e Juventusit ka shprehur interes për mesfushorin italian Sandro Tonali, duke e cilësuar atë si “blerjen e ëndrrave”, raporton “Gazzetta dello Sport”.
Juve është e vetëdijshëm për vështirësitë që paraqet një transferim i tillë, sidomos duke pasur parasysh pezullimin e Tonalit dhe faktin që ai është nën kontratë me Newcastle.
Megjithatë plani i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” po planifikojnë të bëjnë një përpjekje konkrete për ta sjellë atë në Torino.
Juventusi është gati të përfshijë në marrëveshje sulmuesin Dusan Vlahoviq, Douglas Luiz dhe talentin Nicolo Savona.