
Juve triumfon në derbi ndaj Romës
12 janar 2020
| 23:36
Juventusi ka mposhtur Romën 2 me 1 si mysafir në xhiron e 19-të të Serisë A duke shfrytëzuar barazimin e Interit me Atalantan për t’ia rrëmbyer pozitën e parë në tabelë.
Merih Demiral e Cristiano Ronaldo realizuan për “Zonjën e Vjetër” në dhjetë minutat e parë të ndeshjes. Në pjesën e dytë, rezultatin e ngushtoi Diego Perotti.
Në tabelë, Juve ka 48 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Interi që ngelet i dyti. Lazio mbetet e treta me 42, ndërsa Roma është me 35 e pesta, me pikë të barabarta si Atalanta që është e katërta.