Juventusi troket në derën e Bayern Munichit

08 tetor 2025 | 16:32

Skuadra italiane Juventus, është duke menduar tani që të përforcohet për edicionin e ardhshëm.

Sipas Tuttosport, Juventusi po e vlerëson me kujdes Raphael Guerreiron.

Kontrata e mbrojtësit të Bayern Munich skadon në qershorin e ardhshëm, por ai nuk duket se është i interesuar ta rinovojë, duke pasur parasysh se tani është jashtë projektit të Vincent Kompany.

Portugezi mund të jetë një zgjidhje e mirë për të mbushur boshllëkun në skuadër dhe për t’i dhënë Cambiasos pak hapësirë ​​për të marrë frymë.

I gjithanshëm dhe me cilësi të lartë, ai mund të luajë si mbrojtës i krahut dhe si mesfushor qendror.

Gjermanët mund të hapin një transferim që në afatin e janarit për të shmangur humbjen e tij falas gjashtë muaj më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mjafton të nxjerrësh telefonin nga xhepi për të kapur…