Juventusi bën ofertë zyrtare për Depayn

19 shkurt 2021 | 11:25

Sulmuesi Memphis Depay ka refuzuar rinovimin e kontratës me Lyonin që skadon në fund të sezonit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Fakti që ai do të jetë i lirë, ka bërë që skuadrat e mëdha si Juventusi, Barcelona e Borussia Dortmundi të vihen në lëvizje për t’i marrë shërbimet e tij.

Sipas mediave italiane, Juventusi ka bërë ofertë zyrtare, teksa bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare me pagë pesë milionë euro neto në sezon. Favoritja kryesore për ta transferuar sulmuesin holandez është Barcelona, pasi sulmuesi ka raporte të shkëlqyera me trajnerin Ronaldo Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i ka reaguar kryetarin në…