Juventusi dhe Zhegrova bëhen me trajner të ri, ‘Zonja e Vjetër’ prezanton Luciano Spallettin

31 tetor 2025 | 10:34

Juventusi ka zyrtarizuar emërimin e Luciano Spallettit si trajner i ri i skuadrës, me një kontratë që do ta mbajë në “Allianz Stadium” deri më 30 qershor 2026. Ai ka nisur rrugëtimin si trajner te Empoli, duke e çuar klubin nga Serie C në Serie A dhe duke fituar Kupën e Italisë për këtë kategori, një sukses që e bëri menjëherë të njohur për stilin e tij modern dhe inovativ.

Në fillim të viteve 2000, Spalletti është afirmuar te Udinese, duke siguruar për herë të parë në historinë e klubit kualifikimin në Champions League (2004/05). Më pas , Spalleti kishte kaluar te Roma, ku ka fituar dy herë Kupën e Italisë dhe një Superkupë Italiane. Ndërmjet viteve 2009-2014, ai ka drejtuar Zenit St. Petersburg, me të cilin fitoi dy tituj kampion, një Kupë të Rusisë dhe një Superkupë. Pas rikthimit në Itali, Spalletti qëndroi në krye të Romës dhe Interit, përpara se të udhëhiqte Napolin drejt titullit kampion të Serie A në sezonin 2022/23. Së fundmi, ai ishte trajner i kombëtares italiane deri në qershor të këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar projektligjin për Buxhetin…