Juventusi firmos marrëveshje me sponsorin e fuqishëm

12 shkurt 2020 | 19:36

Skuadra e Juventusit do të vazhdojë deri në vitin 2030 bashkëpunimin me sponsorin e tij “Allianz”.

Klubi bardhezi do të arkëtojë 103.1 milionë € sipas marrëveshjes së re. Sipas këtij vendimi, logoja e kompanisë së shërbimit financiar “Allianz” do të vendoset në uniformat e skuadrës bardhezi për 10 vitet e ardhshme.

Kontrata aktuale përfundonte në vitin 2023, ndërsa klubi shpreson që të investojë në merkato falë përfitimeve të të ardhurave nga bashkëpunimi me “Allianz”.

Kujtojmë që stadiumi i Juventusit mban emrin e këtij sponsori. Gjithashtu “Allianz” është sponsor prej vitesh dhe i Bayern Munchen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi e ka mundur Feronikelin me rezultat 90:76 (29:16, 20:23,…