Juventusi fiton me “vuajtje” ndaj Veronës

01 prill 2023 | 22:58

Juventus vijon serinë e rezultateve pozitive në Seria A, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Hellas Veronës, për të mbajtur gjallë shpresat për zonën Champions.

Allegri hodhi nga minuta e parë dyshen sulmuese Kean-Milik, duke lënë në stol Di Marian dhe Vlahoviq. Në 45 minutat e para, skuadra torineze vuan jo pak në organizimin e aksioneve sulmuese.

Në pjesën e dytë do të ishte Moise Kean, që do të realizonte pas një asisti që mori në zonë nga Locatelli. Më pas Verona reagoi mjaft mirë duke ju afruar golit të barazimit në dy raste.

Gjithsesi deri në fund dhe Juventus do të arrinte të merrte 3 pikë që e ngjisin në vendin e 7-të me 44 pikë, vetëm 4 më pak se vendi i katërt që mbahet nga Atalanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina do të blejë 100 mjete transporti të blinduara nga…