Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

10 tetor 2025 | 17:20

Klubi më i madh italian, Juventusi, flet shqip.

Klubi më i trofeshëm në futbollin italian, Juventusi e ka uruar futbollistin e saj e lojtarin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën në gjuhën shqipe.

Ky postim i “Zonjës së Vjetër” në “Facebook” erdhi pasi Zhegrova dhe Kosova do të luajnë sonte ndaj Sllovenisë.

“Fat i mbarë, Edon”, shkruan Juventusi në shqip, teksa më pastaj vazhdon në gjuhën shqipe.

“Me kombëtaren e Kosovës, Bianconeri i ri do të luajë në kualifikimet e Botërorit”, vazhdon më tutje postimi i Juventusit.

Kosova do t’i bëj konak sonte Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Deri më tani, Kosova i ka zhvilluar dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026, gjersa ka arritur një fitore dhe ka pësuar një disfatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej…