Juventusi, gati 85 milionë euro për Osimhenin

09 maj 2025 | 11:56

Victor Osimhen pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Sulmuesi nigerian, aktualisht i huazuar te Galatasaray, pritet të rikthehet te Napoli në fund të sezonit, por e ardhmja e tij është larg nga e sigurt.

Pas një viti shumë pozitiv në Turqi, Galatasaray ka shprehur publikisht dëshirën për ta mbajtur edhe për sezonet e ardhshme, por konkurrenca për shërbimet e tij do të jetë e fortë.

Sipas Corriere dello Sport, në Itali është Juventus që kryeson garën për Osimhen. “Zonja e Vjetër” ka vendosur të përforcojë repartin ofensiv në merkaton e ardhshme, sidomos në rast të kualifikimit në Champions League.

Financimi për blerjen e mundshme të Osimhen mund të vijë nga shitja e Dusan Vlahoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në…