Juventusi humb shërbimet e mbrojtësit më të mirë të ekipit

14 tetor 2025 | 11:36

Mbrojtësit brazilian Bremer do t’i duhet durim dhe një program rikuperimi i përsosur, për të shmangur vonesa të tjera në rikthim: koha e mungesës është llogaritur midis 4 dhe 6 javësh, e më pas do të duhet të rikthehet gradualisht në formë fizike.

Duke parë kalendarin, Bremer do të humbasë rreth dhjetë ndeshje. Ai do të mungojë në ndeshjen e parë pas pushimit kundër Comos dhe më pas ndaj Real Madridit, e po ashtu kundër Lazios, Udineses dhe Cremoneses që janë në program përpara ndeshjes me Sportingun në Champions League.

Më pas do të mungojë edhe në dy përballjet e radhës kundër Torinos dhe Fiorentinës, me një pauzë ndërkombëtare në mes.

Është e vështirë që Bremer të arrijë të rikuperohet për udhëtimin në Bodø/Glimt, por më e mundshme është që të jetë i gatshëm për trajnerin kroat Tudor në ditët pasuese, midis ndeshjeve me Cagliarin dhe Udinesen në Kupë më 2 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka njoftuar se vetëm një ndeshje do të luhet…