Juventusi interesohet për Gjimshitin

09 prill 2026 | 14:59

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti mund të largohet këtë verë nga skuadra e Atalantas.

Përkundër raportimeve se Gjimshiti ka marrëveshje në parim me Atalantan për rinovimin e kontratës, mediumet në Itali shkruajnë se gjasat janë të mëdha që ai të largohet falas në fund të sezonit.

Situatën e Gjimshitit, thuhet se po e monitoron skuadra e Juventusit, që po e sheh si opsion të mirë për mbrojtjen duke pasur parasysh se mund ta transferojë si lojtar të lirë.

Gjimshiti e njeh mirë kampionatin italian dhe është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në Serie A, ndërsa kontrata aktuale me Atalantan i skadon në fund të sezonit aktual.

33-vjeçari ka 40 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe te Benevento e Avellino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se kryetari i…