Juventusi interesohet për portierin e Kosovës

06 janar 2026 | 15:44

Skuadra e Juventusit po e shikon me kujdes të veçantë situatën e portierit të Sassuolos, Arijanet Muriq.

Në fakt, drejtuesit e ekipit të madh nga Italia, janë duke monitoruar nga afër dy lojtarë të Sassuolos, portierin e Kosovës, Muriq dhe mbrojtësin boshnjak Tarik Muharemoviq.

Sipas gazetës “Tuttosport”, portieri Muriq ka tërhequr vëmendjen e Juventusit me paraqitjet e mira që i ka treguar këtë sezon në Serie A me Sassuolon.

Gardiani i Kosovës po vlerësohet për paraqitjet e tij në kampionat dhe është i padiskutueshëm në portën e Sassulos.

27-vjeçari është i huazuar për një vit te Sassuolo nga Ipsëich Toëni, ekip me të cilin portieri Muriq ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Në të vërtetë, Muriq sot në mbrëmje ka rastin të dëshmohet para drejtuesve të Juventusit, pasi Sassuolo prej orës 20:45 përballet me “Zonjën e Vjetër”.

Muriq deri më tani, ka bërë 17 paraqitje me fanellën e Sassuolos në elitën e futbollit italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal është mësuar me presionin e madh të futbollit…