
Juventusi interesohet për Reteguin, Atalanta i ka vendosur çmimin top sulmuesit të tyre
Juventusi është i interesuar për transferimin e një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.
Randal Kolo Muani do të ritkhehet te PSG, derisa synohet shitja e Dusan Vlahovic në Ligën Premier.
Sipas Tuttosport, krahas emrave të njohur të lidhur me sulmin e Juventusit, veçanërisht Victor Osimhen, Mateo Retegui i Atalantës është një objektiv i fortë për Bianconerët në afatin e ardhshëm të transferimeve.
Atalanta, e cila nënshkroi sulmuesin 25-vjeçar nga Genoa një vit më parë për 22 milionë euro plus 3 milionë euro në bonuse, është e hapur për largimin e tij, por ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për negociatat.
Kjo shumë e majme varet nga vendimi i Juventusit në lidhje me të ardhmen e Randal Kolo Muanit.
Nëse ata vendosin ta sigurojnë përgjithmonë sulmuesin francez, investimi i 50 milionë eurove të tjera në Retegui duket i pamundur.
Megjithatë, nëse qëndrimi i Kolo Muanit dështon, italo-argjentinasi mund të bëhet një opsion i zbatueshëm.