
Juventusi mposhti kampionët e Evropës
29 shtator 2021
| 22:52
Skuadra e Juventusit e ka mposhtur kampionen e Evropës, Chelsean me rezultat 1-0.
Pjesa e parë nuk solli shumë raste shënimi, derisa në minutën e parë të pjesës së dytë “Zonja e Vjetër” kaloi në epërsi me golin e Chiesas. Anglezët u munduan të barazojnë rezultatin, por sulmet e tyre përfundonin pa sukses. Në këtë grup, Zeniti e mposhti me rezultat bindës Malmoe (4-0).
Në pozitën e parë është Juventusi me 6 pikë, kurse Chelse është e dyta me 3 pikë. Në vendin e tretë është Zenit poashtu me 3 pikë, derisa në vendin e fundit Malmoe me zero pikë.
/Epoka e re/