
Juventusi në garë për Hernandezin
20 maj 2025
| 12:27
Juventusi ka hedhur sytë nga një emër i madh për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, Teo Hernandez. Sipas informacioneve të bujshme nga mediat italiane, klubi torinez ka filluar të bëjë lëvizje konkrete për të sjellë yllin e Milanit në Torino.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i thjeshtë. Juventusi duhet të ofrojë të paktën 54 milionë euro për të bindur Milanin të lejojë largimin e francezit.
Një pengesë e madhe për këtë transferim është nevoja e Juventusit për të shitur Andrea Kambiazon për të gjetur paratë e nevojshme, por njëkohësisht edhe për të bindur Milanin që të lejojë mbrojtësin më të vlerësuar të skuadrës të largohet te një rival direkt.