
Juventusi synon liderin e Milanit
Juventus po ndjek me interes situatën e portierit francez Majk Menjan, pasi rinovimi i tij me Milanin ka ngecur. Kontrata e francezit skadon në qershor, dhe mungesa e një marrëveshjeje e ka vënë në qendër të merkatos së verës.
Sipas mediave italiane, edhe Çelsi dhe Bajern Mynih janë futur në garë për ta siguruar gardianin e “Djallit të Kuq”, i cili fiton rreth 2.8 milionë euro në sezon.
Menjan, pas paraqitjes vendimtare ndaj Juventusit, ka rifituar formën dhe statusin e liderit në portë, por Milan ende nuk ka bindur lojtarin me ofertën e rinovimit.
Në Torino, drejtuesit e Juves po e shohin si një mundësi strategjike për të forcuar repartin mbrojtës, edhe pse Di Gregorio mbetet një garanci.
Nëse bisedimet me Milanin nuk japin rezultat, Menjan mund të bëhet një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës.