
Juventusi troket në derën e Bayern Munichit
08 tetor 2025
| 16:32
Skuadra italiane Juventus, është duke menduar tani që të përforcohet për edicionin e ardhshëm.
Sipas Tuttosport, Juventusi po e vlerëson me kujdes Raphael Guerreiron.
Kontrata e mbrojtësit të Bayern Munich skadon në qershorin e ardhshëm, por ai nuk duket se është i interesuar ta rinovojë, duke pasur parasysh se tani është jashtë projektit të Vincent Kompany.
Portugezi mund të jetë një zgjidhje e mirë për të mbushur boshllëkun në skuadër dhe për t’i dhënë Cambiasos pak hapësirë për të marrë frymë.
I gjithanshëm dhe me cilësi të lartë, ai mund të luajë si mbrojtës i krahut dhe si mesfushor qendror.
Gjermanët mund të hapin një transferim që në afatin e janarit për të shmangur humbjen e tij falas gjashtë muaj më vonë.