K.F ‘Llapi’ fton tifozërinë në “Zahir Pajaziti”: ADN-ja e ekipit nuk na lejon të dorëzohemi deri në fund

12 maj 2024 | 01:11

Klubi futbollistik “Llapi” nga Podujeva ka ftuar të gjithë sportdashësit të mbushin stadionin “Zahir Pajaziti”, në mbështetje të klubit të tyre të zemrës. ‘Llapi’ sot ndeshet me ‘Malishevën’ me filim në ora 15:00, dhe kjo është ndeshja e javës 34.

Ftesa e plotë:

𝐃𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐯𝐥𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞, 𝐀𝐃𝐍 𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐧𝐚 𝐥𝐞𝐣𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐮𝐧𝐝.

Rrugëtimin në fillim “Frymë e re për suksese të reja” nuk e kemi nisur për t’u dorëzuar rrugës, e as që mendojmë të dorëzohemi pavarësisht rrethanave dhe pengesave që na dalin përpara.

Bardhekaltrit dhe “Legjendat” pas vetes nuk e njohin fjalën dorëzim.

Një betejë e dështuar nuk do thotë luftë e humbur, andaj kemi nevojë për mbështetje, mbështetje dhe vetëm mbështetje për të luftuar deri në fund për titullin kampion.

Nesër, dëshmojmë edhe një herë tjetër se me dinjitet dhe futboll të pastër kemi ardhur deri këtu, e njëjtë do vazhdojmë deri në ndeshjen e fundit.

Ta shfrytëzojmë ditën e nesërme, ditë vikendi për t’i mbështetur çunat bardhekaltër drejt fitores, fitores së pastër në fushë me angazhim maksimal dhe dinjitet të pashoq.

Ju mirëpresim në tribuna, në shtëpinë tonë “Zahir Pajaziti” nga ora 15:00 në ndeshjen ndaj FC Malisheva, e vlefshme për javën 34 të Albi Mall Superligës.

PËRPARA, PËRPARAAA BARDHEKALTËR ✊

#albimallsuperliga #llapimalisheva #tegjithe #newstadium #perkrenarinetone #perllapin #drejtfitores

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra gjermane Holstein Kiel bëri histori këtë të shtunë duke…