Ka ardhur koha që City të kualifikohet në finale

04 maj 2021 | 12:29

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se PSG-ja është një skuadër e jashtëzakonshme, por që City e ka synim kualifikimin.

Strategu spanjoll është i bindur se ka ardhur koha që skuadra e Manchester Cityt të kualifikohet në finale.

“PSG është një skuadër e jashtëzakonshme, të gjithë e kanë të qartë. Ata kanë potencialin për ta përmbysur rezultatin por, në të njëjtën kohë, jam i vetëdijshëm se sa mirë mund të paraqitemi ne. Duhet të zbresim në fushë me të njëjtin shpirt gare që luajtëm në Francë. Do të tentojmë të kalojmë në finale. Ka ardhur koha t’ia dalim”, ka thënë Guardiola.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancë…