‘Ka ardhur koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik’

29 qershor 2025 | 13:28

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për situatën e krijuar në vend, për moskonstituimin e Kuvendit.

Ajo ka thënë se prej një qeverie që brenda katër vitesh procedon 11 ligje antikushtetuese, nuk pritet respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“VV po mundohet të instalojë sistem monist. E meqenëse këta zhyllanat e VV-së nuk po e respektojnë Kushtetutën e Kosovës, ka ardhur koha që partitë opozitare mos ta respektojnë rregulloren dhe ta kthejnë debatin në Kuvend. Ka ardhur koha për veprim. Ka ardhur koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik; Për Kosovën shtet të lirë, sovran dhe demokratik”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese…