“Ka dalë!” Mateo tronditet gjatë natës/ Brikena lë shtëpinë e BBVA? (Video)
Një natë që nisi e qetë në shtëpinë e BBVA u kthye papritur në një skenë plot tension, për shkak të një shakaje të organizuar nga banorët.
Në kuadër të ditës së gënjeshtrave, ata vendosën të vënë në provë reagimin e Mateos, duke sajuar një situatë që dukej sa reale, aq edhe shqetësuese.
Gjithçka ndodhi kur ai ishte në gjumë dhe u zgjua me nxitim nga Shëndriti, i cili i komunikoi me seriozitet se Brikena po largohej nga shtëpia. Pa pasur kohë të kuptonte çfarë po ndodhte, Mateo u përfshi nga ankthi dhe reagoi menjëherë.
Por e gjithë skena rezultoi të ishte një inskenim i menduar për 1 Prill, duke shkaktuar më pas të qeshura mes banorëve, ndërsa Mateo mbeti në qendër të vëmendjes si “preja” e rrengut.
Video: https://www.instagram.com/reel/DWknjFpDK0i/?igsh=YWRtdWgwcGhnZ3Z3



