“Ka dritë në fund tunelit”, Putini flet për marrëdhënien me Trumpin

24 gusht 2025 | 09:48

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta e dytë botërore. Por Putin theksoi se me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë gjërat kanë ndryshuar dhe se po shikon dritë në fund të tunelit. Putin theksoi se Washingtoni dhe Perëndimi ka përgjegjësinë më të madhe për uljen e tensioneve

“Sa i përket marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, ato janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore. E kam thënë këtë shumë herë. Por me ardhjen e Presidentit Trump po fillojmë të shohim dritë në fund të tunelit. Dhe kohët e fundit kemi pasur një takim shumë të mirë dhe të sinqertë në Alaska. Kontaktet vazhdojnë në nivel ministror, zyrtar dhe biznesi.

Shpresoj vërtet që hapat e parë që janë ndërmarrë janë vetëm fillimi i një rivendosjeje të plotë të marrëdhënieve tona (midis Rusisë dhe SHBA-së). Kjo nuk varet nga ne. Varet para së gjithash nga partnerët tanë perëndimorë. Në kuptimin më të gjerë. Sepse SHBA-të janë të lidhura nga detyrime të caktuara në shoqata të ndryshme, përfshirë Bllokun e Atlantikut të Veriut. Prandaj, hapat e ardhshëm tani varen nga lidershipi i Shteteve të Bashkuara. Por jam i sigurt se cilësitë e lidershipit të presidentit aktual, Presidentit Trump, janë një garanci e mirë se marrëdhëniet do të rivendosen. Dhe shpresoj që ritmi i punës sonë të përbashkët mbi këto baza do të vazhdojë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin…