
Ka filluar të përkthehet në greqisht romani “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit
Bardhyl Mahmuti, autor i romanit mjaft të njohur edhe ndërkombëtarisht, “Eskadronët e vdekjes : kronikë e një kasaphane”, ka njoftuar se ky roman tash ka filluar të përkthehet edhe në gjuhën greke. Mahmuti ka bërë me dije se, sapo kanë diskutuar me disa prej mbështetësve të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, kanë filluar donacionet e para për procesin e përkthimit, redaktimit, lekturimit dhe botimit të romanit.
“Eskadronët e vdekjes” është përkthyer në disa gjuhë dhe është botuar tri herë në gjuhën shqipe brenda një periudhë të shkurtër kohore.
Më poshtë njoftimi i tij autorit të romanit:
NJOFTIM!
KA FILLUAR PËRKTHIMI I ROMANIT “ESKADRONËT E VDEKJES” NË GREQISHT!
Të dashur miq,
Gjatë bisedave që zhvilluam me poeten shqiptare që jeton në Greqi, zonjën Brikena Qama, e cila kishte lexuar romanin “Eskadronët e vdekjes”, erdhëm në përfundim se ishte e domosdoshme t’i ofrohet edhe lexuesit në gjuhën greke rrëfimi për tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës gjatë zbatimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Sapo e çelëm këtë çështje me disa nga mbështetësit e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” filluan donacionet:
Guxim Ramizi 1000 franga zvicerane
Laki Prishtina 500 euro
Nimon Krasniqi 500 franga Zvicerane
Isa Fetahi 250 euro
Anton Rasaj 200 franga zvicerane
Xhemë Ismaili 100 euro
Nufri Leka 100 euro
Nexhat Mujota 200 franga zvicerane
Të bindur se do të grumbullohen mjetet e nevojshme, ne ia kemi konfirmuar grupit “Queens of cards”, që merret me përkthime, gatishmërinë tonë që të mbulojmë shpenzimet e përkthimit dhe redaktimit të romanit në greqisht. Njoftojmë anëtarët dhe mbështetësit e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” se përkthimi ka filluar dhe punët ecin mirë.
Me respekt për të gjithë ata që mbështesin projektet tona që kjo plagë e hapur që i është shkaktuar popullit shqiptar të Kosovës të ndriçohet botërisht!