Ka kontribuuar 15 vjet në Vetëvendosje, s’e futin as në listën për asamble komunale

18 gusht 2021 | 23:09

Naser Ahmeti nga Kralani i Gjakovës, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, në lidhje me përjashtimin e tij nga lista për asamble komunale të komunës së Gjakovës. Ky përjashtim është bërë nga kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosjes, Agon Batusha.

Postimi i plotë i Naser Ahmetit:

Të nderuar familjarë, miq si dhe bashkëvendës të mi të Komunës së Gjakovës!

Për rreth 15 vite kam qenë aktivist i Lëvizja VETËVENDOSJE! , ku edhe jam një nga themeluesit e kësaj Lëvizje në Gjakovë dhe themelues i nëndeges së parë të LVV në fshatin Kralan, ku isha edhe kryetar i kësaj nëndege për më shumë se 10 vite, ndersa kam dhënë kontribut në të gjitha demonstratat e protestat, si dhe aktivitete tjera të cilat i ka organizuar Lëvizja, mirpo ky kontribut i imi nuk është marrë në konsideratë nga kryetari inatëçor, burreci dhe përfiteri mashtrues Agon Batusha me disa servila të tij, i cili për shkak të kundështimit, mendimit  dhe konceptit tim ndryshe, më paska përjashtuar nga lista e kandidatëve për asamble komunale në Gjakovë nga radhet e Lëvizja Vetëvendosje – Gjakovë, duke futur në listë anëtarë pa asnjë kontribut në LVV, e që janë regjistruar në LVV pak para zgjedhjeve të 14 Shkurtit, sigurisht për interesa personale.

Të nderuar bashkëvendës të fshatit Kralan dhe ju aktiviste e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë! duke ju falenderuar për përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme, unë ju informoj se nuk do të largohem nga Levizja Vetvendosje, përkundrazi, aktivitetin dhe kontributin tim do të vazhdoj ta jap në Lëvizje, sepse aty kam investuar e kontribuar pa asnjë interes personal, përveqse interesit shoqëror e kombëtar.

Unë nuk dekurajohem nga tradhëtitë dhe linçimet e disa halabakëve në kryesisi të Lëvizjes Vetvendosje në Gjakovë, e cila është kapur nga një grup rrugaçësh të pa aftë të kryesuar nga mashtruesi dhe tinëzari i pabesë e i pa aftë për të përfaqësuar Lëvizjen Vetvendosje, Agon Batusha.

Lista e përpiluar nga ky sharlatan tinëzar, është jo serioze, sepse brenda saj ka emra aty që une i njohë mire që nuk kanë aftësi dhe asnjë kualitet për të përfaqësuar denjësisht qytetaret në asamblenë komunale në Gjakovë ( disa veq se e kanë dëshmuar gjatë mandatit të kaluar se aty janë veq për të zënë karrigen kot), sepse është synuar që në listë të ket njerez servil që i shërbejnë interesave të tij e kurrsesi Lëvizjes Vetëvendosje!

Andaj, meqenëse vullneti i juaj të nderuar bashkëvendës dhe ju anëtarë e aktivistë të LVV nuk është respektuar e përfillur nga kryetari Lëvizjes Vetvendosje në Gjakovë me bashkëpunëtorë të tij si ai, unë ju ftoj që në zgjedhjet e 17 Tetorit të votoni kandidaten zonja Mimoza Kusari për kryetare të Gjakovës, ndërsa këta mashtrues e përfitera që nuk përfaqësojnë asgjë, t’i ndëshkoni me voten e juaj të pastër si loti.

Me respekt:

Naser Ahmeti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LAMTUMIRË KUJTIM MEMETI Xheladin Rexhepi Ishe trim dhe i patrembur…