Ka ndërruar jetë veprimtari Mentor Kaçi

26 shkurt 2026 | 14:12

Sot Gjakova humbi një patriot e aktivist të paepur të çështjes kombëtare. Mentor Kaçi ishte udhëheqës i njërës prej celulave të para të luftës për liri. Ai ishte udhëheqës i grupit që u stërvit në Kosovë e Shqipëri, e që më pas u armatos në vitin 1990. Kaçi ishte ndër të parët që kuptoi që liria pa sakrificë, luftë e gjak nuk vie. Ai ishte frymëzim për gjenerata të tëra e vazhdimësi i frymës patriotikë për rininë e vendit. Gjithashtu ishte edhe i burgosur politik.

Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e shtunë më 28 shkurt 2026, në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademiku Arsim Bajrami u ka bërë thirrje për unitet politik…