Ka ndërruar jetë veterani i Arsimit, Taib Sylejmani

19 shtator 2020 | 17:20

Në moshën 86 vjeçare, ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Taib Sylejmani.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e lëshuar nga familja e tij.

Taib Sylejmani, ishte veteran i Arsimit në Kosovë, ku për shumë vite dha kontribut të madh si mësimdhënës.

I ndjeri, kishte marrë shpërblime ndërkombëtare në fushën e matematikës – drejtim në të cilin punoi për shumë vite.

Njoftimi i plotë nga familjarët:

Të dashur familjarë, farefis, shokë e miq Ju njoftojmë se sot në mëngjes heret u nda nga jeta babai ynë Taib Sylejmani.

Duke qenë të vetëdijshëm për situatën pandemike që po jetojmë dhe këshillave të institucioneve të shëndetit publik, kemi vendosur që varrimi të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar. E njëjta gjë vlen edhe për ngushëllimet, të cilat mund të na i dërgoni përmes telefonit dhe mesazheve. Për këtë ne ju jemi mirënjohës për mirëkuptimin tuaj.

Me respekt Agimi, Hajrija, Xhelali dhe familja Sylejmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Veliu, ministri i Punëve të Brendshme, ka komentuar deklaratën…