Ka ndërrur jetë Sanije Çitaku, ish-deputetja mitrovicase që nënshkroi Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut

24 gusht 2025 | 08:16

Ka mbyllur sytë për herë të fundit, mitrovicasja Sanije Çitaku, e cila ndërroi jetë në Francë, në moshën 81-vjeçare, njofton Mitropol.

Varrimi i të ndjerës është bërë dje me datën 23.08.2025 në varrezat e qytetit në Shipol.

Ajo ishte një arsimtare e përkushtuar, mësuese e respektuar dhe figurë e guximit, znj. Çitaku ishte delegate e Kuvendit të Kosovës dhe nënshkruese e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, akt themelor në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe sovranitetit.

Me përkushtimin e saj, me angazhimin qytetar dhe me guximin e treguar, ajo la gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në kujtesën kolektive të popullit tonë. Ajo kontribuoi në hapjen e rrugës për pavarësinë dhe mishëroi dinjitetin e vendosmërinë e gjeneratave të tëra.

Në këtë moment zie, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të punonin me të.

Republika e Kosovës do t’i mbetet përjetësisht mirënjohëse. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, po shkëlqen në…