Ka në plan të ndërtojë një bunker nëntokësor në shtëpinë 60 milionë dollarë, Kim Kardashian në “luftë” me fqinjët

11 shtator 2021 | 18:08

Femra më seksi, Kim Kardashian, ka bërë plane që të zgjerojë shtëpinë e saj prej 60 milionë dollarë në Hidden Hills. E kjo ka bërë që të hapet në luftë ligjore mes saj dhe fqinjëve.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” do të ndërtojë një bunker nëntokësor dhe në qendër “wellness” po nëntokësore në pronën e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se në dokumentet ligjore të marra nga “The Blast”, fqinjët në komunitetin e saj i kanë kërkuar një gjykatë që të ndalojë ndërtimin. Ata bazohen në arsyetimin se mund të shkaktojë vdekje për shkak të afërsisë me linjat e gazit.

Gjithashtu bëhet e ditur se planet masive të Kim për zgjerimin në pronë përfshijnë: një kasafortë nëntokësore, një banjë nëntokësore dhe një strukturë parkimi nëntokësore.

“Duke ecur përpara këto dy projekte zhvillimi mund të shkaktojnë humbjen e një jete,” pohoi një fqinj, i cili iu referua tragjedisë së shpërthimit të tubacionit të gazit San Bruno në San Bernardino, California në 2010.

Shpërthimi vrau tetë persona, plagosi 58 dhe shkatërroi 38 shtëpi kur tubi i transmetimit me presion të lartë 30 inç shpërtheu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krerët shtetërorë të Kosovës së bashku me zëvendësambasadorin amerikan, Nicholas…