“Ka të veshur xhemper të zi me simbole” – shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e fëmijës në Gjilan

27 prill 2025 | 23:56

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, pasi një 8-vjeçar është raportuar i humbur nga familja e tij.

Policia e Kosovës dhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit kanë nisur menjëherë kërkimin për gjetjen e tij.

Pas apelit për ndihmë, gjatë orëve të vona të së dielës, shumë qytetarë janë bashkuar në përpjekjet për të gjetur Alpin i cili sipas familjarëve është me autizëm.

Sipas raportimeve, vogëlushi është humbur nga zona e lagjes “Kërshnik” në qytetin e Gjilanit dhe ende nuk është gjetur.

Lidhur me këtërast është deklaruar edhe policia e Kosovës, përmes zëdhënësit Ismet Hashani.

“Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK, ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim të fëmijës të lindur më 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”, tha zëdhënësi rajonal i Policisë në Gjilan.

“Kush do që ka çfarë do informate për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192“, theksoi ai.

Vogëlushi ka pasur të veshur xhemper të zi me simbole të bardha. Kushdo që ka informacione të thërras në këtë numër telefoni: 049/902-750.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Gjilan. Janë familjarët…