Kabineti që e propozoi dje, Kurti flet për mungesën e Bislimit dhe Nagavcit: Bashën e kam paramenduar gjithmonë në qeveri

27 tetor 2025 | 17:44

Albin Kurti, qeveria e propozuar prej të cilit dështoi të zgjidhej dje në Kuvend, foli për emrat e përveçëm që munguan në listën e emrave të kabinetit që ai e lexoi për ekzekutivin e ri.

Kryetari i LV-së, ka thënë në një konferencë për medie se emrat që munguan dhe ata që u shtuan nuk ishin “kurrfarë gjykimi ndëshkues”.

“Të gjithë emrat që janë propozuar për dikasteret qeveritare janë rezultat i analizave tona të brendshme dhe emrat e përveçëm nuk janë rezultat i ndonjë vlerësimi apo mosvlerësimi, por janë kryekëput çështje e fazës që na pret për planet dhe programin tonë. Rrjedhimisht, të këtilla plane kemi edhe për emrat që u thanë këtu, për zonjën Arbërie Nagavci, për zonjën Rozeta Hajdari, për zotin Besnik Bislimi. Ne do të jemi bashkë në ecjen tonë. Por kush, ku edhe kur, këto janë diskutime që nuk kanë të bëjnë me vlerësimin apo mosvlerësimin tim”, ka thënë Kurti.

Për kryeparlamentarin Dimal Basha, Kurti ka thënë se e ka paramenduar gjithmonë në qeveri.

“Gjithmonë e kam paramenduar atë në ekzekutiv. Pra, për Kurti 3, unë kam menduar që Dimal Basha duhet të vijë në ekzekutiv”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham ishte vendimtar për Real Madridin në fitoren ndaj…