Kacafyten Azemi dhe Berisha, Prishtina i suspendon

10 nëntor 2019 | 00:29

KB Prishtina ka suspenduar dy prej basketbollistëve më të njohur, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha, pas kacafytjeve që patën në përballjen me Rahovecin në Superligë.

Prishtina pësoi sot humbjen e tretë në sezon.

“Pas gjesteve dhe veprimeve të pahijshme dhe të pa tolershume të Kapitenit dhe zv.kapitenit Edmond Azemi dhe Dardan Berisha pas kacafytjeve ndërmjet tyre, klubi ka vendosur që t’i suspendojë nga ekipi që të dy”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

“Imazhin e klubit Prishtina nuk guxon dhe nuk mund ta dëmtojë asnjë individ pavarësisht kontributit të tyre në klub”, përfundon njoftimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 30-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, kancelarja Angela…