Kadaj-Bujupi kërkon nga qeveria që të ndajë një pako ndihmesë për gazetarët

17 nëntor 2020 | 16:30

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, në seancën e sotme plenare lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, ka ngritur si shqetësim mospërkrahjen nga institucionet për gazetarët, të cilët, sipas saj, janë në vijën e parë të frontit me Covid-19.

Ajo ka thënë se Qeveria duhet të ndajë një pako përkrahëse për gazetarët, raporton “Epoka e re”.

Kadaj-Bujupi ka thënë se gazetarët nuk kanë pasur përkrahje institucionale.

“Ata janë të rrezikuar dhe shumë prej tyre janë infektuar. Gazetaria është profesion i rrezikshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se gazetarët në këtë kohë të pandemisë janë duke dhënë kontributin e tyre, sikurse që po japin punëtorët shëndetësor, policia dhe shumë punëtorë të sektorëve të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Etrit Berisha e ka marrë me sportivitet golin e çuditshëm…